Me një minutë heshtje ka nisur seanca e veçantë e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet në nderim të akademikut, Rexhep Qosja i cili vdiq më 23 prill në moshën 90-vjeçare.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një fjalë rasti tha se akademiku, Rexhep Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në këtë seancës të veçantë për kritikun letrar deklaroi se Qosja ishte ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.
https://kosovapress.com/ndahet-nga-jeta-rexhep-qosja/Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare, për lajmin për ndarjen nga jeta e dha familja e tij. Ndërsa, në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...