Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e presidentit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e presidentit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha të premten se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që përnjëmend ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit.
Sipas saj, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.
“Nevojiten diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë”, tha ajo në një prononcim për media.
Haxhiu, që vjen nga radhët ë Lëvizjes Vetëvendosje, tha po ashtu se seanca e 5 marsit nuk është mbyllur dhe se e njëjta do të vazhdojë sapo të krijohen kushtet. Ndërsa theksoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti tashmë ka kërkuar takime me partitë opozitare.
Sipas aktgjykimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese deputetët kanë edhe 34 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin e ri, përkatësisht deri më 28 prill, në të kundërtën vendi shkon automatikisht në zgjedhje.