Haxhiu e quan opozitën palaço: S’keni kauzë, as plan, kjo është fatkeqësi
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se opozita nuk ka kauzë e as plan, për çka i ka quajtur palaço. Për këtë reaguan opozita, por edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Sarandaj Bogujevci, e cila kërkoi nga Haxhiu që të ketë kujdes me gjuhën parlamentare.
Kështu u shpreh ministrja Haxhiu në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Nuk kemi nevojë për leksione prej juve, përveç se me ju thënë që jeni opozita pa kauzë, jeni opozitë pa plan, fatkeqësisht për ne si qeveri që ta kemi një opozitë pa kauzë, pa plan, pa strategji dhe e cila çka t’i del gjatë ditës diçka e bën temë në Kuvendin e Kosovës. Ju kështu jeni, kjo është fatkeqësi për neve, sepse ne kishim dashur një qeveri tjetër, jo kështu si palaço”, tha ajo.
Ministrja Haxhiu kërkoi nga deputetët të kenë kujdes për gjuhen parlamentare.
Ajo i ka replikuar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje. /Sh.Pajaziti