Hasanpapaj: Marrëveshja s’ka dobi nëse Kurti s’i siguron pesë njohje nga vendet e BE-së
Lexohet për: 1 min.
papaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bardhyl Hasanpapaj tha se nëse kryeministri, Albin Kurti përmes arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, në kuadër të dialogut me Serbinë, arrin t’i sigurojë pesë njohje nga pesë vendet e BE-së, Kosova më s’do të ketë nevojë për asgjë.

Komentatori politik, po ashtu tha se drafti i statutit të Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të negociohet nga Kosova e Serbia në çdo lloj formati.

Sipas tij, Asociacioni më nuk është mundësi zgjedhjeje, pasi siç tha Hasanpapaj do të bëhet me apo pa këtë Qeveri.

“Nëse Kurti, si kryeministër arrin me një marrëveshje  t’i sigurojë pesë njohje të pesë shteteve të BE-së, me këtë marrëveshje, s’kemi nevojë për asnjë gjë tjetër. Nëse kjo marrëvehsje nuk i siguronë të paktën pesë njohje të BE-së, atëhëre kjo marrëveshje s’ka asnjë dobi. Drafti i statutit të Asociacionit do të negociohet në çdo llojë formati”, tha Hasapapaj. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025