Hasanpapaj: Fryma e fitores së LDK-së po rritet çdo ditë
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hasanpapaj: Fryma e fitores së LDK-së po rritet çdo ditë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Shtimes për mbështetjen dhe atmosferën në nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hasanpapaj u shpreh se energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po tregojnë se fryma e fitores po forcohet çdo ditë e më shumë.
“Shtimja sonte na dha një energji të jashtëzakonshme në nisjen e fushatës zyrtare. Mbështetja, atmosfera dhe entuziazmi i qytetarëve po dëshmojnë se fryma e fitores po rritet çdo ditë e më shumë”, ka deklaruar Hasanpapaj.
Ai tha se bashkë me qytetarët do të vazhdojnë rrugën për një Kosovë më të mirë.
“Bashkë, me besim dhe përkushtim, po vazhdojmë rrugën për një Kosovë më të mirë. Faleminderit Shtime për mikpritjen dhe për energjinë e mrekullueshme”, u shpreh ai.
Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.