Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës
Lexohet për: 3 min.
rashiq-170624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ministri Rashiq thotë për KosovaPress, se kurdo që qeveria do të nisë hartimin e një drafti për Asociacionin në bashkëpunim me serbët lokal në Kosovë, do të jap kontributin e tij. Rashiq e konsideron të rëndësishëm themelimin e Asociacionit për komunitetin serbë në Kosovë, derisa thekson se s’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës. Nga ana tjetër, Rashiq i konsideron deklarata boshe konkluzionet e dala nga “kuvendi gjithëserb”, pasi thotë se janë vetëm për përdorim të brendshëm në Serbi.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet.

Ai deklaron se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit, pasi Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë atë nga elementet jokushtetues.

Megjithatë, ai shton se drafti i Asociacionit i prezantuar nga Bashkimi Evropian ka disa gjëra të cilat për të janë ta paqarta.

Sa i përket të ashtuquajturit  “kuvend gjithëserb”, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin, Rashiq thotë se ato janë deklarata boshe dhe vetëm për përdorim të brendshëm.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetari i serbëve në Bosnje, Milorad Dodik e kanë mbledhur këtë kuvend për interesa personale dhe se konkluzionet e dala nga kjo mbledhje s’kanë asnjë peshë në aspektin evropian dhe regjional.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë ditë më parë për KosovaPress se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për Asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/gervalla-drafti-per-asociacionin-shqyrtohet-vetem-nese-serbia-zbaton-marreveshjen-baze

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025