Hargreaves takohet me nënkryetaren e VV-së: Kosovës i nevojitet presidenti menjëherë pas zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hargreaves takohet me nënkryetaren e VV-së: Kosovës i nevojitet presidenti menjëherë pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, me të cilë tha se u pajtuan se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.
Ambasadori britanik tha se diskutuan edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes”.
“Sot u takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, shkroi në Facebook ambasadori Hargreaves.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.