Haradinaj viziton minatorët: Do të jem gjithmonë krah tyre
Lexohet për: 2 min.
Trepca123
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot sindikatën e minatorëve të Trepçës.

Haradinaj ka thënë se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze që ndërlidhen me mashtrimin që sipas tij kjo Qeveri po e bënë tash e 4 vjet.

"Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe atëherë kur në Kosovë kishte pak njerëz që besonin se Trepça mund të rikthehej si aset i përhershëm i Republikës sonë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të ‘Trepçës’ e regjistruam atë si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve të devotshëm dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të Trepçës. Sot, Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze qe ndërlidhen me mashtrimin që kjo Qeveri po e bën tash e 4 vjet. Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është zotuar se do të jetë krah në të gjitha kërkesat, sikur sot por edhe nesër në udhëheqje të vendit.

"Në vizitën që i bëra sindikatës së minatorëve, shpreha shqetësimin për gjendjen në të cilën gjenden sot minatorët. U zotova para tyre se do t’i jem krah në të gjitha kërkesat, sikur sot por edhe nesër në udhëheqje të vendit. Trepçës duhet t'i kthehet nami dhe shkëlqimi i dikurshëm, kjo përmes projekteve investive - revitalizimit të plotë dhe ofrimit të kushteve më të mira për minatorët", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025