Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Mitrovicës, është mirëpritur edhe në disa familje atdhetare të cilat pësuan nga lufta në Kosovë.
Haradinaj ka vizituar familjen Alushi tek Suhodollt në Mitrovicë, familje kjo të cilës i janë vrarë katër anëtarë.
Haradinaj ka thënë se AAK gjithmonë ishte krah qytetarëve të Mitrovicës.
"Me bujari u pritëm edhe në Lagjen Frashër, në familjen e Asllan Isufit, të cilin e urova për lindjen e djalit. Si Aleancë gjithmonë u kemi qëndruar afër qytetarëve tanë në këtë pjesë dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë", ka thënë Haradinaj.
"Gjatë qëndrimit të sotëm në Mitrovicë, në fshatin Kqiç, vizitova edhe familjen Ibishi, një familje me vlera e me kontribute të jashtëzakonshme. Mirënjohes edhe për mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë për Kosovë stabile, të fortë e të zhvilluar", ka përfunduar Haradinaj.