Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për liri
Lexohet për: 2 min.
RAMUSH
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan si dhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies.

“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada”.

“Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka thënë Haradinaj.

Ai mori pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka.

“Po ashtu, Kadriu u shndërrua në bronz në mes qyteti prej ku i bën roje Gjilanit të Mulla Idrizit e Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë heronjve e dëshmorëve nga kjo trevë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë.

"Dora e armikut ishte kudo në ndjekje të shqiptarëve, sepse armiku kishte kuptuar saktë se rreshtimi ynë në anën e drejtë të historisë ishte në rrugë të pakthyeshme, i vendosur dhe i drejtë, prandaj nuk kursente asgjë për ta ndalë e shuar përpjekjen tonë".

"Rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë. Ishte nisur qysh herët, vazhdoi me Jusufin e Bardhoshin krah Kadriut, kulmoi me luftën tonë çlirimtare duke sjellë lirinë për Kosovën", ka shtuar ai.

"Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme!", ka përfunduar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025