Haradinaj uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ai në një postim në Facebook ka uruar edhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

“Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024