Haradinaj: T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare, jo në barrikada
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot i ka ftuar përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.

Haradinaj u ka bërë thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFOR-it, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë.

“Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës. Prandaj, serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun. I ftoj përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave. T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin.”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e 12 ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në "Kroin e Vitakut", përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

Dyqanet janë hapur, ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

https://kosovapress.com/kurti-rusia-po-nxit-tensione-ne-veri-pasi-po-calon-ne-ukraine/
https://kosovapress.com/video-nga-barrikadat-ne-veri-shihen-edhe-personat-e-armatosur/
https://kosovapress.com/%e2%80%8bbislimi-serbia-u-terhoq-nga-plani-per-djegien-e-jarinjes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024