Haradinaj: Tash është koha që dialogu të kalojë në nivel tjetër dhe Serbia ta njohë Kosovën
Lexohet për: 2 min.
ramush-haradinaj-f
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është koha e duhur që tash dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njohë shtetin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se dakordimi për zbatimin e marrëveshjes për dokumentet, e arritur qysh në vitin 2011, është një shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet të zbatohen.

“Është për keqardhje që është dashur të pritet kaq gjatë e të shpenzohet kaq mund e energji për zbatimin e një marrëveshjeje që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën”, ka shkruar ai.

Haradinajt thotë se interesi shtetëror i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen direkte të SHBA-së, pa ndihmën e së cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit.

“Kanë kaluar 20 e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi 14 vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njohë Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025