Haradinaj: Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është shprehur se prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria.

Sipas Haradinajt, prodhuesit vendor përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit.

“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve më të suksesshëm në vendin tonë. Fabrika e këpuceve "Solid", me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024