Haradinaj përkujton vëllain Shkëlzenin e bashkëluftëtarët: Jetën ia falën lirisë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook, se ata ishin sypatrembur të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe. "Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari. Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në "Marshin e Lirisë", nga Kulla e dëshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme", ka thënë Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025