Haradinaj nderon heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies
Lexohet për: 2 min.
419058005_928742545283761_7335798553037413102_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizitoi familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike.

Haradinaj ka thënë se lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificës së Rexhës e Nuhiut, të cilët ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

“Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai.

Haradinaj me kolegë gjithashtu vizituan kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuan me punën dhe të arriturat.

“Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha, i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024