Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti. Sipas tij, rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit.
Kreu i AAK-së beson se për këtë propozim të partisë së tij do ta ketë edhe mbështetjen e deputetëve në pushtet.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në", ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se për mocionin e mosbesimit kanë nisur konsultimet me partitë.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.
Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.