Haradinaj: Kurti po na poshtëron e po na fyen, Peja nuk duron
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Haradinaj: Kurti po na poshtëron e po na fyen, Peja nuk duron
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga AAK-ja Daut Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për anashkalim të Dukagjinit gjatë qeverisjes së tij dhe ka kërkuar nga qytetarët ndëshkimin me votën e tyre më 9 shkurt.

Ai në tubimin zgjedhor sonte në Vitomiricë të Pejës ka nderuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në 44-vjetorin e vrasjes së tyre, teksa ka radhitur akuzat ndaj Qeverisë Kurti.

“Dhe kjo qeveri ka përbuzur aq skajshëm sa në mendjen e saj kjo qeveri Dukagjinin e quan Metohi dhe mirë na e bën, sepse në zgjedhjet e fundit para katër vjetëve ia kemi dhënë 50 mijë vota, prandaj në demokraci nuk ka formë tjetër përveç atë besim që ia kemi dhënë, me ia marrë me votën e lirë më 9 shkurt dhe të votojmë numrin 137... Ata (qeveria Kurti) mendojnë se do të kthehen serish vëllezërit Kariq në Pejë, por jo se ende janë ‘banditët’ këtu që i tregojnë si në kohën e ‘98 dhe ‘99. Ai (Kurti) jarani që qeveris shtetin, e që i ka humbur rruga në oborr, në vend se t’i kërkojë falje Pejës, ai vjen na fyen e na e poshtëron, duke  bërë shaka me ne, por e them se Peja këtë s’do ta durojë”, ka thënë Haradinaj.

Kosova ka hyrë më 11 janar në fushatë zgjedhore për garën e 9 shkurtit, në të cilën do të marrin pjesë 28 subjekte politike. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025