Haradinaj: Fondi i Sigurisë është një ndihmesë për sigurinë e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1. Ramush Haradinaj - AAK (1 of 5) (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë sot pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojnë Fondin e Sigurisë së Kosovës.

“E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, dje ka themeluar Fondin e Sigurisë.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore që pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës.

Funksionimi i këtij fondi rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria. Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025