Haradinaj–fermerëve: Do të jeni në qendër të vëmendjes në qeverisjen e Ardian Gjinit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj–fermerëve: Do të jeni në qendër të vëmendjes në qeverisjen e Ardian Gjinit
haradinaj fermeret
20/05/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini, do t’u ofrojë mbështetje më të madhe fermerëve dhe sektorit të bujqësisë.

Ai bëri këto komente gjatë një vizite në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në Krushë të Madhe të Rahovecit.

“Në këtë kontekst, u ritheksua se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Gjatë vizitës në Krushë të Madhe, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun”, Haradinaj tha se pati mundësinë të shohë nga afër punën dhe përkushtimin e fermerëve në këtë zonë.

Ai theksoi se fermerët janë njoftuar me planet qeverisëse të Ardian Gjinit dhe mbështetjen që, sipas tij, do ta kenë në të ardhmen.

Haradinaj vlerësoi edhe angazhimin e kryetarit aktual të Rahovecit, Smajl Latifi, për fermerët, duke thënë se ai ka qenë vazhdimisht pranë tyre,,” edhe në mungesë të mbështetjes së nevojshme nga niveli qendror”. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026