Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hraradinaj të hënën e ka ftuar për debat kryeministrin e vendit Albin Kurtin.
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në debat do të diskutohet për qeverisjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka shkruar se në muajin maj kur AAK kishte kërkuar debat kryeministri Albin Kurti e pati shkurtuar vizitën në Londër dhe erdhi direkt për përballje.
“Më 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seancë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë me 24 maj”, ka shkruar Përparim Kryeziu.
Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë.