Haradinaj e dekoron ambasadorin Minxhozi me medalje
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin që ka dhënë ai dhe Shqipëria për shtetndërtimin e Kosovës.

"Në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi diskutuam rreth proceseve aktuale në vend".

"Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka dekoruar ambasadorin Minxhozi me medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.

"Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, i ndava mirënjohjen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET", ka përfunduar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024