Haradinaj: Duhet ta ulim Kurtin nën 40% që të mos e zbatojë agjendën e tij të dëmshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj: Duhet ta ulim Kurtin nën 40% që të mos e zbatojë agjendën e tij të dëmshme
ramushi-foto
24/06/2026 - 13:29
Linku u kopjua

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar për KosovaPress gatishmërinë për ta shqyrtuar kandidimin për president, nëse kjo i kërkohet nga opozita e bashkuar.
Kjo, derisa ka përsëritur edhe qëndrimin se nuk e pranon asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Albin Kurtin.

“Opozita mundet pra, me hy e me qenë faktor në marrjen e fatit të vendit në dorë, duke pasur një kontratë mes vete edhe një kandidaturë për president. Nëse dikush nga opozita e merr mbështetjen e opozitës, gjithsesi që do ta mbështesja, nëse do të isha do ta shqyrtoja. Pra, nuk jam kandidat, nuk kam kushte, nuk kam kërkesë për askënd. Ne nuk bëhemi pjesë e qeverisjes ose vazhdimit të qeverisjes Kurti, se e kemi shpjeguar disa herë sa e dëmshme edhe sa humbje është për Kosovën.”, tha ai.

Haradinaj e cilësoi si jetike për Kosovën, uljen e përkrahjes për Kurtin, meqë sipas tij, ai po e zbaton një agjendë të dëmshme për vendin.

“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbaton agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë, ose ne do të mundshim me jetu jo vetëm në epokën e tij por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026