Haradinaj: Angazhimi për Kosovën anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.

Haradinaj këtë deklaratë e ka bërë në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit.

"Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj. Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për 'Portën e Lirisë', ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova do të zhvillohet nga njerëzit që qëndrojnë krah atyre që i bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën.

"I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, qytetarët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurtë, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë. Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024