Haradinaj: AAK do ta shpëtojë Kosovën nga populisitë dhe oportunistët politikë
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, popunizëm dhe mosbesues, e të cilët janë të frikësuar nga çdogjë dhe në paranojë e izolim.
Haradinaj i bëri këto kemente në kuvendin e përgjithshëm të AAK-së, ku pritet të zgjedhjet kryetari, këshilli i përgjithshëm dhe të ndërrohet statuti i partisë.
“Në Kosovë u mbajtën shumë zgjedhje dhe ndërruan shumë Qeveri, por sot Kosova nuk është mirë dhe po ashtu qytetari i Kosovës nuk është mirë. Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, në popunizëm, janë edhe mosbesues deri në fund, janë frikësuar nga çdogjë dhe në paranojë e izolim. Kosova sot është e trembur dhe reaguese, sepse edhe ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë shumica oportunistë, jetojnë në ujëra të qeta edhe kur Kosova është në stuhi, janë përfitues rasti, shijojnë privilegje për personin e tyre e të tillë për fat të keq ka shumë, si në nivelin qendror dhe në atë lokal. Në situata të renda, shpresa mund të jetë edhe populizimi dhe oportunizmi, por është vërtetuar që janë mashtrim të dyja...kush do ta shpëtoje Kosovën nga popullsitë dhe oportunistët politikë, kush do ta bëjë Kosovën strategjike e jo reaguese, kush do ta bëjë Kosovën aleat e jo problem në siguri, në energji, në rend dhe ligj, në ekonomi, e në vlera të demokracisë, kush do ta bëjë Kosovën shtëpi për të gjithë pa dallim etnie, gjuhe, kush pos Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kush pos neve e kush pos juve. Po Aleanca do ta bëjë Kosovën strategjike e jo reaguese”, vijoi Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë kuvendit zgjedhor ka deklaruar qëllimet që kanë si parti.
“Qëllim kishim lirinë, demokracinë, pavarësinë, ushtrinë. Jemi ne që i projektuam këto qëllime, që i zbatuam dhe që i arritëm. Ne e kemi qëllim rritjen ekonomike, normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë në njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, qëllim kemi BE-në, anëtarësimin në OKB, ne do t’i realizojmë edhe këto qëllime”, theksoi Haradinaj.
Shef i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se kjo është dita kur do ta rikthejnë AAK-në në forcën e parë politike.
“Jemi këtu faqebardhë, të dalur para qytetarëve të Kosovës me vendime të cilat populli Kosovës ka me jetu gjithë jetën, me vendimet e Ramush Haradinaj qytetari i Kosovës, gjeneratë mbas gjenerate, ka me shiju ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike. Kryeqyteti i Prishtinës do ta ketë ligjin e vet dhe mbi të gjitha me vendimin për taksen duke zmbraps njëherë e përgjithmonë Serbinë...Kjo është dita kur do ta rikthejnë AAK-në në forcën e parë politike”, tha ai.
Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas, ka thënë se të dy elementet me vitale të Aleancës udhëheqin nga dy vajza, gra të suksesshme në politike, ndërsa ka shtuar se kjo parti do ta ngris zërin e gruas dhe nuk do të lejojë që ato të diskriminohen.
“Duke qenë pjesë përbërëse e shoqërisë, më shumë se 50 përqind, na takon dhe duhet të jemi krahë i fortë në vendosjen e pushtetit lokal dhe në atë qendror. Aleanca e gruas do të jetë aktive edhe në kërkim të promovimit të barazisë gjinore, do të jetë kërkuese e pandalshme në eliminimin e çdo padrejtësie që i bëhet, qoftë në punësim, në marrjen e përgjegjësive pozitave vendimmarrëse e kështu me radhë”, u shpreh ajo.
518 delegatët e Kuvendit të AAK-së, pas një pauze do të vazhdojë me ndryshimin e statutit, zgjedhjen e kryetarit për një mandat 4 vjeçar dhe zgjedhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë.