Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, ceremoni kjo që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.
Bëhet e ditur se Minibiblioteka e cila gjendet në ndërtesën e Qeverisë, mban 20 tituj me gjithsejtë 90 libra dhe do të përdoren për t'i lexuar nxënësit, studentët, fëmijët e mësimdhënësit, por edhe aktivistë e qytetarë të tjerë.
“Pra, dy nga vetëm tri komunat në botë, që e kanë këtë pasuri. Prej tri komunave në botë, dy janë në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka ofruar ndihmë prej 200 mijë euro për qendrat arsimore në Kosovë, për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit. Më tej, kryeministri është shprehur se ndihmë i është dhënë edhe studentëve rom që janë në universitete publike dhe që studiojnë për tu bërë mësues pas diplomimit.
Përveç mbështetjes institucionale, po ashtu u tha se ky është një hap i mirë që do të shërbejë në të ardhmen për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti si dhe për të promovuar, gjuhën e kulturën rome.