Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot u hap foto-ekspozita e autorit Asllan Krasniqi, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo foto-ekspozitë, me moton “Kosova me 100 kalorës, Prishtinë-Vlorë”, përmban 100 fotografi që simbolizojnë 100 vjet të shtetit shqiptar.
“Qëllimi i këtij baneri është që të tregohen fotografitë e 100-vjetorit në vitin 2012 edhe i kam nxjerrë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që është nesër. Këto fotografi përfaqësojnë udhëtimin e kosovarëve për në Vlorë në vitin 2012 që ka shkuar atje me kuaj për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë. Unë kam qenë fotografë me ta ekskluziv… Ka qenë plot emocion, ka pasur shumë njerëz edhe dhe unë kam qenë mes të tyre vazhdimisht me aparat duke fotografuar ka qenë një gëzim i madh me plot emocion”, tha Krasniqi.
Për më tepër, fotoreporteri Krasniqi thotë se ka njerëz që interesohen për këto fotografi, të cilat për herë të parë i ka ekspozuar në Prishtinë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 29 nëntor, me tematikën: "KOSOVA ME 100 KALORËS, PRISHTINË-VLORË. Projekti i foto-ekspozitës u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës.