Hapet ekspozita me tekste të shenjta, imazhe të krishterimit e islamit në Sofje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ekspozitë që paraqet tekste dhe imazhe të dy feve kryesore në Ballkan, Krishterimit dhe Islamit, u hap të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Shën Kirilit dhe Metodit në Sofje.

“Ne vendosëm të tregojmë rolin e pranisë së shenjtë verbale në jetën e njerëzve, pavarësisht prejardhjes apo besimit të tyre”, tha drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Krasimira Alexandrova.

Ekspozita përfshin 16 panele me dorëshkrime, dokumente arkivore, libra të vjetër dhe grafika origjinale me fokus rolin e fjalës në krishterim dhe islam. Ato i përkasin koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare dhe kanë një diapazon kronologjik nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 20-të, tha Bojana Minchev, udhëheqëse e Departamentit të ruajtjes së dorëshkrimeve dhe trashëgimisë dokumentare në Bibliotekë.

Botime në miniaturë të Biblës dhe Kuranit, libra lutjesh dhe të tjera janë vendosur në tre vitrina. Ekspozita nuk pretendon të jetë shteruese, shtoi ajo.

Një libër i Hristo Trendafilov me titull “Parapet. Topiki i Suotvetstvia”, u prezantua në ekspozitë. Vëllimi përfshin 30 artikuj dhe studime të shkruara gjatë 25 vjetëve dhe të botuara në revista, seri dhe koleksione të ndryshme bullgare dhe të huaja.

Hristo Trendafilov u lind në fshatin Anton. Interesat e tij shkencore janë letërsia bullgare dhe shkollat ​​letrare. Ai ligjëroi për filologji bullgare në Universitetin e Shën Petersburgut. Trendafilov është autor i monografive, teksteve shkollore dhe librave referencë. Midis tyre janë Studime për poetikën e historisë, Poezia e re: 1975-1989, Gjon Eksarku i Bullgarisë ndër të tjera. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024