Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për konsumatorët e cenueshëm
Biznes
Lexohet për: 2 min.
rrymaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur aplikimin për programin e subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm

Siaps njoftimit, pas pilotimit me sukses gjatë vitit të kaluar ku përfituan mbi 61 mijë familje nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, kemi rihapur aplikimin për programin 2024/2025.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë kushtet si vijon:  Kanë të ardhura* mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar. Pra një familje 4 anëtarëshe duhet të ketë më pak se 600 euro të ardhura mujore, dhe kanë në pronësi më pak se 100,000 euro vlerë të paluajtshmërive.

“Për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhet direkt në faturë, përgjatë 6 muajve të stinës së dimrit, pra për periudhën tetor 2024 deri mars 2025. Lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes, por nuk mund të tejkalojë 50 euro në muaj”, thuhet në njoftim.  

Sipas kësaj ministrie, aplikimi mund të bëhet në eKosova, tek shërbimi “Grante dhe subvencione”, dhe do të jetë i hapur në vazhdimësi përgjatë programit.

“Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje. Në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensioni për aftësitë e kufizuara (verbër, para/tetraplegjikë), pensioni për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, pensioni për viktimat civile të luftës, pensioni për invaliditet në punë, dhe të ardhurat nga skema e asistencës sociale”, thuhet në fund të njoftimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024