Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi, ministri Peci jep detaje
Lexohet për: 4 min.
bujqesia_1119
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) njofton se ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura bujqësore.

Aplikim për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 fillon nga sot dhe përfundon më 29 mars 2023, raporton KosovaPress.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, sot dhe përfundon më datë 29 mars.

“Edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte - Subvencione 2023. Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t'iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar ministri Peci në Facebook.

Më tej në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, thuhet se përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;

Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;

Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;

Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;

Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;

Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;

Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;

Pagesa Direkte për bletë;

Pagesa Direkte për pula vojse;

Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi  i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë të plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë dhe grurë për prodhimin e farës, ndërsa  në vlerë prej 100 €/ha për misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program. Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të grurit, grurit për prodhimin e farës, misrit, lulediellit, patates dhe fasules monokulturë, duhet te sjellin si dëshmi faturat e blerjes të sasisë së plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, nga datë 15.08 deri 15.09.2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024