Hamza takon profesionistët shëndetësorë: Bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: Bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë
Bedri Hamza
24/05/2026 - 17:20
Linku u kopjua

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar sot qindra profesionistë shëndetësorë nga mbarë vendi, ku ka theksuar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së udhëhequr nga ai.

Hamza tha se Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në sektorin e shëndetësisë, tek profesionistët dhe tek qytetarët.

“Kur sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasojat nuk maten vetëm me statistika. Ato maten me ankthin e familjeve, me pritjet e gjata, me mungesën e barnave, me lodhjen e mjekëve dhe infermierëve, me qytetarët që paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi i tyre dhe me të rinjtë që po largohen nga vendi”, tha Hamza.

Ai theksoi se profesionistët shëndetësorë do të jenë partnerët kryesorë në transformimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi investime në infrastrukturë moderne, paga më të mira, pajisje mjekësore, zgjerim të shërbimeve dhe kushte më të mira pune për stafin.

“Pas 7 qershorit, shëndetësia do të jetë prioritet kombëtar i qeverisë sonë. Jo vetëm në fjalë, por në investime, me paga më të mira, reforma konkrete dhe mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Qytetarët kanë nevojë për një sistem që funksionon për ta”, deklaroi lideri i PDK-së.

Hamza tha se një shtet që investon në shëndetësi, investon në jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vet.

“Prandaj, më 7 qershor, le ta bëjmë bashkë ndryshimin. Për profesionistët shëndetësorë. Për pacientët. Për familjet tona. Për Kosovën që meriton më shumë. Ta ndalim krizën. Ta rikthejmë dinjitetin. Ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën”, shtoi ai.

Ndërsa kandidati për deputet i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se sektori publik shëndetësor po përballet me degradim të vazhdueshëm dhe mungesë të mbështetjes institucionale.

“Sot, përgjegjësia jonë është e qartë: t’i themi STOP kësaj krize. STOP neglizhencës ndaj shëndetësisë. STOP një sistemi që po lodh pacientët dhe po largon mjekët. Dhe bashkë, më 7 qershor, ta zgjedhim ndryshimin”, citohet Ismaili në komunikatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026