Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Prishtinë, ku tha se mbështetja dhe energjia që po merr PDK në gjithë Kosovën po e forcon bindjen se vendi ka nevojë për ndryshim.
“Prishtina sonte na dha shumë energji, besim dhe dashuri në misionin tonë për t’i thënë STOP krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën”, deklaroi Hamza.
“Në mesin e shumë qytetarëve, pamë nga afër diçka që nuk mund të fshihet me propagandë: lodhjen nga krizat, shqetësimin për të ardhmen dhe dëshirën për ndryshim”, u shpreh ai.
Hamza theksoi se qytetarët kërkojnë institucione që merren me problemet reale të jetës së përditshme.Në fund, Hamza tha se energjia dhe mbështetja që po merr nga qytetarët anekënd Kosovës është sinjal i qartë se koha për ndryshim ka ardhur.
“Më 7 qershor, bashkë, do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën”, përfundoi ai.