Hamza në Suharekë premton autostradë të re nga Qafa e Duhlit deri në Lipjan
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
hamza-suharek-210125
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi me qytetarët e Suharekës, ka premtuar ndërtimin e një autostrade të re, e cila do të lidhë Qafën e Duhlit me Lipjanin, duke krijuar një nyje strategjike për tri autostradat kryesore të vendit.

Hamza deklaroi se ky projekt është jetik për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore mes rajoneve të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Autostrada e re do të përfshijë kyçjet Qafa e Duhlit–Carralevë e Shtime–Lipjan, duke përfunduar në Banullë.

“Ne do të ndërtojmë segmentin e lidhjes së tri autostradave, që përfshijnë kyçjen Qafa e Duhlit–Carralevë e Shtime–Lipjan me kyçje në Banullë. Kjo është një nyje strategjike që do të lidhë korridoret rrugore kryesore të Kosovës, përkatësisht Autostradën e Kombit, që na lidh me Shqipërinë, atë "Arbën Xhaferi" që na lidh me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe autostradën Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, që na lidh me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Hamza.

Hamza u zotua se zëri i qytetarëve të Suharekës do të jetë gjithmonë i dëgjuar në qeverisjen e tij.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025