Hamza-Kurtit për presidentin: Konkretizojeni iniciativën në letër, e shqyrtojmë në organet e PDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza-Kurtit për presidentin: Konkretizojeni iniciativën në letër, e shqyrtojmë në organet e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës shprehu qëndrimin në lidhje me ftesat e kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në përpjekje për zgjedhje të presidentit të ri.
Zyra e Informimit e PDK-së njoftoi se kryetari i kësaj partie Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit, duke kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, bëri të ditur Zyra e Informimit të PDK-së.
PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pas shqyrtimit në organet drejtuese.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.