Haki Morina: U kërkoi falje të gjithë shokëve, miqve dhe qytetarëve, që nuk munda t’i takoj
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haki Morina: U kërkoi falje të gjithë shokëve, miqve dhe qytetarëve, që nuk munda t’i takoj
Haki Morina11
05/06/2026 - 17:13
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Haki Morina, u kërkoi falje të gjithë shokëve, miqve dhe qytetarëve, të cilët nuk ka pasur dhe nuk po ka mundësi t’i takoj në kuadër të kësaj fushate.

Ai njëherësh falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur, pa asnjë lloj interesi.

Postimi i plotë:

Kërkoj falje nga të gjithë ata me të cilët do të duhej të takohesha, me ata që kanë shprehur dëshirën, e veçanërisht kërkoj falje ndaj atyre që s'kam arritur t'ju mbajë fjalën për realizimin e takimeve me mua, e të cilët janë shumtë.

Fushata elektorale kërkon kapacitete të mëdha organizative, financiare e logjistike. E di që kjo do të ketë pasoja në rezultatin përfundimtar, por fatkeqësisht, mundësitë e mija janë të kufizuara për t’i përballuar plotësisht një dinamike dhe intensiteti kaq të lartë.

Prandaj, edhe një herë ju kërkoj falje të gjithë shokëve, miqve dhe qytetarëve të cilët nuk kam pasur dhe nuk po kam mundësi ti takoj.

Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe po më përkrahin deri tani, pa asnjë lloj shpërblimi dhe interesi.

Respekt!

Na priftë e mbara!


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026