Sulmuesi kosovar Emir Sahiti ishte emri i fundit i cili i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Sahiti, i cili luan për skuadrën kroate Hajduk Split, tani është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës Alain Giresse për dy ndeshjet e radhës së “Dardanëve”, përcjell KosovaPress.
Tani, skuadra kroate Haduk Split përmes një komunikate zyrtare për media ka njoftuar se sulmuesi Emir Sahiti ka pranuar për herë të parë ftesën për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullim.
“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës, e cila do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit të kampionatit. Kosova do të luajë me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars, dhe do të përballet me Zvicrën në Cyrih më 29 mars”, shkruante në komunikatën e Hajduk Splitit.