?Deputeti i “Guxo”, Burim Meta ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të konsultohet me krerët e partisë së tij para se të vendosë për emrin e ri të ministrit të Shëndetësisë.
I ftuar në Kanal 10, Meta tha se deputeti Haxhi Avdyli do të ishte një kandidat i mirë për të menaxhuar me shëndetësinë kosovare.
I pyetur nëse ish-ministri Arben Vitia mund të rikthehet në këtë pozicion, Meta tha se nëse do të ishte ve vend të ish-kandidatit të LVV për kryetar të Prishtinës, nuk do ta bënte.
“Nuk besoj që zotëri Vitia, është koha e atij që mund të kthehet, nuk e mendoj, mund edhe të bëhet një gjë e tillë por unë mendoj që po të isha unë në pozicion të tij unë nuk do të kthehesha, për shkak të shumë çështjeve të cilat kanë mbetur. Në një qeveri tjetër, në një mandat tjetër po por këtu nuk mendoj. Kemi të bëjmë me aspektin autoritativ.”, tha Meta.