Guvernatori Ismaili ia dorëzon Konjufcës raporton e vjetor të BQK-së për vitin 2023
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili sot i ka dorëzuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në.

Guvernatori Ismaili e njoftoi Konjufcën me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, performancën dhe stabilitetin e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit.

Raporti përmban pasqyrat financiare të audituara dhe të miratuara nga Bordi i BQK-së.

Raporti gjithashtu paraqet qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe Ligji për BQK-në.

Vlen të theksohet se ky është viti i parë pas Pavarësisë së Kosovës që BQK-ja si institucion kushtetues, ka arritur të plotësojë normën e përcaktuar ligjore në Llogarinë e Rezervave të Përgjithshme (neni 55 i Ligjit), duke siguruar qëndrueshmërinë financiare. Madje, sipas kërkesave ligjore (neni 56 i Ligjit), BQK-ja ka arritur të alokojë 50% të të ardhurave të ndashme si të hyra për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

“BQK, si institucion i pavarur kushtetues dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, me profesionalizëm dhe gjithë-përfshirje, mbetet e përkushtuar për arritjen e objektivave dhe realizimin e Planit Strategjik të saj, si dhe në komunikimin institucional në pajtim me mandatin kushtetues”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024