Gundogan rikthehet te Manchester City
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ikai Gundogan do të rikthehet në Premier Ligë pasi tashmë ka arritur marrëveshje me ish-klubin e tij, Manchester Cityn.

Marrëveshja u përfundua pasi trajneri Pep Guardiola i tha po kthimit të Gündogan dhe Barcelona donte që ai të largohej, përcjellë KosovaPress.

Kampioni i Anglisë nuk do të paguajë asnjë cent për kartonin e lojtarit, derisa  Gündogan ka pranuar propozimin e Man City për marrëveshje deri në qershor 2025.

Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion të zgjatjes edhe për një sezon tjetër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024