Gucati për Ditën e Veteranit: E mangët, pa ata që e udhëhoqën luftën
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gucati për Ditën e Veteranit: E mangët, pa ata që e udhëhoqën luftën
Hysni Gucatii
30/12/2025 - 10:11
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë, pa të cilët tha se “kjo festë është e mangët pa njerëzit që luftuan për vendin tonë”.

Gucati pas homazheve ka kritikuar edhe institucionet sa i përket legjislacionit.

“Mu në këtë vend ku jemi sot para 34 viteve kanë qenë shkëndijat e para të lirisë, të luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë, me Hamzën dhe Ademin dhe rrethi i tij i gjerë, Jasharit, u përballën me forcat çetnike paramilitare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe, ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku Ligji për Vlerat e Luftës nuk është bërë ende dhe ne këtë festë që e festojmë sot e kemi të mangët për arsye se ne i kemi njerëzit, të cilët e kanë udhëhequr luftën që janë në qendrën të paraburgimit në Hagë. Kjo festë sot është e mangët pa ata njerëz të cilët luftuan për vendin tonë, kështu që unë në emrin tim dhe në emrin e të gjithë këtyre shokëve këtu do t’ua uroj Ditën e Veteranit, familjen e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Gucati.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026