Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se skuadra e tij nuk është stërvitur fare që nga fitorja e së mërkurës ndaj Crystal Palace, përpara finales së Kupës FA të së shtunës kundër Chelseat.
Meqenëse City e ka siguruar tashmë Kupën e Ligës këtë sezon, lista e ndeshjeve të tyre ka qenë veçanërisht e vështirë, duke përfshirë një seri të pandërprerë ndeshjesh të Premier Ligës dhe Kupës FA, ndërsa synojnë tre trofe.
“Do të preferoja të kisha shtatë ditë siç kishte Chelsea, por kur arrin në finalen e Kupës Caraboa dhe fiton një nga këto trofe vendas, atëherë ke më pak ditë” – tha Guardiola.
Tutje ai theksoi se, edhe pse orari nuk është ideal, skuadra duhet të përshtatet dhe të japë maksimumin, sepse ekipet e mëdha tregojnë vlerën në kushte të vështira.Në fund, Guardiola pranoi se përgatitjet nuk kanë qenë ideale për finalen, pasi skuadra nuk ka zhvilluar stërvitje që nga ndeshja me Crystal Palace, por theksoi se beson te ajo që duhet të bëjnë dhe do të japin maksimumin.
“Nuk është skenari perfekt për t’u përgatitur për finalen sepse nuk kemi stërvitur absolutisht asgjë që nga Crystal Palace. Por unë mbështetem shumë në atë që duhet të bëjmë dhe do të përpiqemi” – përfundoi Guardiola.