Grupi Parlamentar i AAK-së takohet me përfaqësues të Sindikatës së Policisë, Berisha: Po tentohet me u instalu diktaturë në sindikata
Lexohet për: 3 min.
beke-berisha-021122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se qeveria po i lufton sindikatat dhe sipas tij po tenton të instalojë diktaturë. Pas takimit që deputetwt e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës zhvilluan me përfaqësues të sindikatës së Policisë së Kosovës, Berisha tha se pushteti po synon të mbysë zërin e sindikalistëve derisa shtoi që Aleanca do t’i adresojë këto çështje në Kuvendin e Kosovës.

Berisha tha se në takim me kryetarin e sindikatës biseduan edhe për rrezikshmërinë e policëve dhe ligjin e pagave.

“Po luftohen sindikatat, për Policinë e Kosovës folëm për rrzikshmërinë e policëve, kemi 22 të rënë apo dëshmorë të policisë, folëm për ligjin e pagave dhe folëm edhe për shumë çështje të tjera të cilat do t’i adresojmë edhe si grup parlamentar edhe si kryetar i komisionit në Parlmentin e Kosovës në mënyrë që të ndihmohet Policia e Kosovës. Çka morëm vesh po tentohet me u instalu diktaturë të sindikatat, do tw thotë janë fshi, këto janë të ligjshme çdokund në  botë, pse pushteti do me mbyt zanin e sindikatave kjo është e çuditshme, është temë që do të merremi”, tha Berisha.

Ndwrsa kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se para deputetëve kanë adresuar shqetësime që sipas tij i kanë bërë të njohura edhe në kërkesat e tyre me shkrim dhe që lidhen me ligjin për paga.

“Kemi diskutuar për ligjin e pagave, për rrezikshmërinë e policisë, për ndërhyrjen që na është bërë nga Thesari i Shtetit në anëtarësinë e sindikatës… Te ligji i pagave ne diskutuam rreth rrezikshmërisë sw Policisë së Kosovës që në këtë draftligj i cili na është ofruar ajo është hequr fare, mandej vlerë e koeficientit, rangimi i koeficientëve krahsuar me institucionet e tjera, rrezikshmëria dhe shumw çwshtje të tjera”, tha ai.

Deputetwt e AAK-sw kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të sindikatave dhe kanë kërkuar që të bëhen publik koeficientët e projektligjit për paga.

Sipas AAK-së ky projektligj si dhe ai për zyrtarët publik duhet të miratohen këtë vit ndërsa zbatimi i tyre të fillojë në vitin 2023./G. Kadrija.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024