Grupi i Kosovës, Lituania dorëzohet në finish
Lexohet për: 1 min.
Rumania111
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjendja në grupin e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve nuk ka shënuar shumë ndryshim pas fitores së “dardanëve” sot ndaj Qipros.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Lituanisë në Bukuresht përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të ekipit vendës.

Rumunët “shpëtuan” fillimisht nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes dhe më pas Lituania u ‘dorëzua’ në fushë duke pësuar edhe një gol për epilogun 3:1.

Valentin Mihaila në minutën e katërt solli rumunët në epërsi prej 1:0, por shifrat u barazuan në minutën e 34-të përmes Armandas Kucys.

Deri në minutën 87-të rezultati ishte i barabartë, kur u akordua penallti për Rumaninë, të cilën e realizoi Marius Marin.

Në minutën e dytë të kohës shtesë, Alexandru Mitrita vulosi përfundimisht fitoren e vështirë të rumunëve për të mbajtur vendin e parë në grup me gjashtë pikë maksimale, pasuar nga Kosova e Qipro me nga 3 dhe Lituania pa pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024