Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur skandaloz dhe antikushtetues miratimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik nga Qeveria e Kosovës.
Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se miratimi i këtij projektligji është një tendencë e qartë e Qeverisë së Kosovës për të shmangur zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për t’i hapur rrugë mbushjes së administratës së shtetit me militantët partiakë.
Ndër të tjera, Gruda ka potencuar se fakti që qeveria nuk ka zbatuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, tregon se Kosova është futur në një fazë të re të shkeljes së Kushtetutës.
Ai ka shtuar se tashmë, nuk shkelen vetëm normat e shkruara në Kushtetutë por shkelen dhe nuk zbatohen interpretimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimeve të saj.
Këto veprime të Dhomave të Specializuara, Gruda i ka quajtur spektakël, derisa ka thënë se PDK-ja kërkon që këto të fundit të ndalin këtë fushatë të përndjekjes.
Ndërkaq, krejt në fund i pyetur nga gazetarët lidhur me raportimin dje (e premte) nga Komisoni Qendror Zgjedhor (KQZ|), që me datën 21 prill të votohet për largimin e kryetarëve në veri, Gruda ka thënë se nuk mundet që një votim në formë referendumi të bëhet pa një shpallje nga presidentja, derisa ka shtuar se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi./Z.Zeneli/