Gjendja e pacientes e cila dyshohet se të martën u plagos nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Pas ndihmës mjekësore të marrë dje në Shërbimin Emergjent pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pacientja është transferuar në Kirurgjinë Torakale.
Për shkak të lëndimeve të marra, në Torakale e plagosura iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në anën e majtë të gjoksit.
Kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci në një prononcim për KosovaPress. Ai tha se pacientja ka lëndime sipërfaqësore në pjesën e kokës dhe në kraharor, por ai më i rëndi i përket pjesës së gjoksit.
Kolgeci potencoi se bazuar në përvojat e kaluara, pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
Ai tha se për së paku një javë, ajo do të vazhdojë të trajtohet në Klinikën Torakale.
Në mëngjesin e 6 gushtit, Policia e Kosovës bëri të ditur se është plagosur një grua me armë zjarri nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës, i cili më pas është arrestuar.
I arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, atë të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “mospërfillje të gjykatës”.
Ndërkaq, pas kësaj ngjarje, sot është mbajtur një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
https://kosovapress.com/po-i-vrisni-grate-institucioneve-te-kosoves-u-kerkohet-ti-mbrojne-ato
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...