Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar sot një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë dhe më pas pranë Prokurorisë së Shtetit, në ndërtesat e të cilëve ka shkruar “Po i vrisni gratë”.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se brenda pak ditëve, një grua në Graçanicë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, kurse një ditë më parë një grua u plagos në Fushë Kosovë po ashtu nga i dyshuari bashkëshorti i saj.
Një aktiviste e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, e cila ka dëshiruar të mbetet anonime për mediat, ka thënë se përgjatë gjithë kësaj kohe janë njoftuar për raste të shumta të përdhunimeve dhe dhunës në familje.
“Veç brenda një jave një burrë e vrau gruan në Graçanicë dhe një tjetër tentoi ta vriste gruan në Fushë Kosovë. Ky i fundit është arrestuar pak ditë më parë për dhunë në familje, për tu liruar pas 48 orëve me procedurë të rregullt. Përgjatë gjithë kësaj kohe jemi njoftuar për raste të shumta përdhunimesh e dhunë në familje”, ka thënë aktivistja.
Sipas saj, shteti vazhdon t’ua mbaj anën dhunuesve e vrasësve, duke i amnistuar e duke mbajtur anën e patriarkalizmit.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, kërkon nga institucionet mobilizim, organizim dhe solidaritet me kauzën feministe për çlirim nga çdo lloj dhune kudo dhe kurdo për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...