Grliq-Radman: Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian
Lexohet për: 2 min.
Gordan-240423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka ofruar mbështetjen e Kroacisë, për Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Ai ka deklaruar se Kroacia, është e gatshme që të ndajë me Kosovën njohuritë dhe përvojën që ka lidhur me këtë rrugëtim.

“Sa i përket Kosovës, sigurisht që Kroacia e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova e kërkoi atë mbështetje nga shtetet anëtare, nuk kishte arsye të mos e mbështesnim, vërtetë është mirë të përkrahen ato vende që duan të ndajnë vlerat që janë në themel të kësaj organizate më të rëndësishme që është garantues i paqes, stabilitetit, të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës. Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Radman.

Ministri i jashtëm kroat, duke folur për procedurat e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se janë 33  vende që kanë votuar për anëtarësim, do të thotë se çështja hyn në procedurë, pra mund të jetë diku brenda një viti, që Kosova mund të hyjë si anëtare e Këshillit të Evropës.

Grliq-Radman ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se zgjedhjet janë bërë në përputhje me kushtetutën dhe për rrjedhojë janë legjitime./Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024