“The Athletic” pretendon se Mason Greenwood ka rënë dakord për kushtet personale dhe ka pranuar një transferim në Olympique Marseille nga Manchester United, duke refuzuar Lazion, Napolin dhe Juventusin.
Ndërsa Marseille kishte rënë dakord tashmë për një tarifë transferimi me Manchester United javën e kaluar, lojtari po hezitonte, raporton KosovaPress.
Kjo i lejoi Lazios, Napolit dhe Juventusit të mbeten potencialisht në garë për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United këtë verë.
Megjithatë, këtë pasdite sugjerohet që Greenwood ka pranuar transferimin te Marseille dhe ka rënë dakord për kushtet personale, kështu që tashmë është një punë e përfunduar.
Ata po paguajnë 27.6 milionë euro plus 4 milionë euro shtesë dhe i japin Manchester United deri në 50 për qind të tarifës së shitjes.