Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot nënshkrimin e memorandumit me Kosovën në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua dje ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) të Shqipërisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës.
Po ashtu, sipas ministrit pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe objektet për të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për të restauruar dhe konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.
“IKTK dhuroi për arkivin e AMMKM, Revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin dhe shkëmbimin në rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve”, shtoi Gonxhja./ATSH