Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga droga, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga droga, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë
738439143_2072452640814738_3417408709941596446_n
06/07/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar më 30 qershor 2026 në Prishtinë, ka njoftuar se janë sekuestruar asete me vlerë të përafërt prej 1 milion eurosh, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar për pastrim parash të përfituara nga trafikimi i drogës.

Sipas një komunikate të përbashkët, operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust, ndërsa hetimi kishte në fokus pastrimin transnacional të të ardhurave kriminale.

Sipas Policisë, analiza e provave të sekuestruara dhe informacionet e siguruara përmes ndihmës së ndërsjellë juridike nga Italia mundësuan identifikimin e llogarive bankare, interesave të biznesit, pasurive të paluajtshme dhe automjeteve luksoze në pronësi të një çifti shtetas të Kosovës me vendbanim në Itali.

Çifti është nën hetim penal në Itali për dyshime për pastrim parash dhe ishte arrestuar në Francë në shtator të vitit 2025, pasi autoritetet kishin zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura në ndarje të modifikuara të dy automjeteve.

Po ashtu, në shtator 2025, autoritetet kishin sekuestruar edhe asete të tjera me vlerë mbi 30 milionë euro, të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafikimi i drogës në Francë.

Sipas hetimeve, paratë e gatshme konvertoheshin në ar për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe për të lehtësuar transportimin ndërkufitar të pasurisë kriminale, veçanërisht drejt Kosovës, Turqisë dhe Marokut.

Në kuadër të ekzekutimit të kërkesës për ndihmë të ndërsjellë juridike, Prokuroria Speciale – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në koordinim me Policinë e Kosovës, ndërmori veprimet procedurale dhe hetimore që çuan në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive në territorin e Kosovës.

Autoritetet theksojnë se Europol dhe Eurojust kanë ofruar mbështetje të rëndësishme gjatë gjithë hetimit, duke lehtësuar bashkëpunimin operacional dhe gjyqësor ndërmjet autoriteteve të Francës, Italisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026